
Gazetari Kosovë Gjoci, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u ndalur te dorëheqjet dhe përgjegjësitë pas rezultatit zgjedhor.
Sipas tij, reagimet dhe dorëheqjet e Hykmete Bajramit dhe Lumir Abdixhikut kanë ardhur me vonesë, pavarësisht se vendi është vetëm disa ditë pas zgjedhjeve. Ai theksoi se duke e lexuar me kujdes reagimin e Bajramit, por edhe deklarimet e mëhershme të vetë Abdixhikut, dorëheqja do të duhej të ishte bërë menjëherë.
Gjoci u shpreh se në momentin kur Abdixhiku e uroi Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren, në të njëjtën kohë do të duhej të merrte përgjegjësi politike dhe të jepte dorëheqje. Ai shtoi se, në fund të ditës, me ose pa fajin e tij personal, përgjegjësia i takon kreut të partisë për rezultatin që LDK-ja ka marrë në zgjedhje, rezultat që – siç tha ai – ka befasuar edhe vetë analistët./Gazeta 10
Deklarata e plotë: