
Komentatori politik, Xhavit Drenori ka deklaruar se lëvizshmëria e elektoratit nga LDK drejt Vetëvendosjes lidhet kryesisht me elektoratin e afërt me iniciativën GUXO dhe me presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se kjo ka forcuar bindjen se ajo duhet ta vazhdojë mandatin edhe për një periudhë tjetër.
“Nëse flasim për figurën më të përgatitur dhe situatën që ka krijuar lëvizja e votuesve – votuesi fluid nga LDK në VV – kjo lidhet drejtpërdrejt me pjesën e ‘GUXO’-s ose të Vjosës. Prandaj, besoj se është forcuar shumë bindja që Vjosa duhet të jetë edhe për një mandat tjetër,” u shpreh Drenori.
Ai po ashtu theksoi se në hulumtimet e fundit, presidentja Osmani del si një ndër figurat më të preferuara nga qytetarët. Sipas Drenorit, presidentja ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në raport me Bashkimin Evropian.
“Presidentja Osmani kohëve të fundit ka luajtur një rol jashtëzakonisht të mirë edhe në Bashkimin Evropian, në zonën Kallas, për shkak edhe të heqjes së masave,” tha ai.
Sipas tij, ky angazhim ndërkombëtar dhe mbështetja qytetare e rrisin gjasën që Osmani të kërkojë dhe të marrë një mandat të dytë presidencial.
Deklarata e plotë: