Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti legjendar italian, Valentino

Gazeta10
19 Janar 2026 - 20:14

Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Sipas një deklarate të publikuar në Instagram nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, Valentino u largua në paqe në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga familja e tij.

Fondacioni bëri të ditur se homazhet në nder të stilistit do të zhvillohen në Piazza Mignanelli më 21 dhe 22 janar. Më pas, shërbimi mortor do të mbahet të nesërmen në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Martirëve në kryeqytetin italian./BallkanWeb

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.