
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se pozicioni aktual i Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një kapital të madh strategjik, por që sipas tij po keqpërdoret për qëllime personale dhe elektorale, shkruan Gazeta 10.
Berisha në Politiko tha se Kosova nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk ka një marrëveshje formale aleance të nënshkruar me ShBA-të, por megjithatë gëzon një status të veçantë strategjik.
“Kjo është një kapital i madh dhe tregues e një mesazh i qartë se Kosova nuk është pjesë e BE-së, as e NATO-s, dhe nuk ka ndonjë aleancë të nënshkruar me ShBA-të, e ka një plan strategjik ,një komunikim strategjik që aqë na e kanë ndal. Por Kosova është territor i ShBA-ve dhe Presidenti i Kosovës është në ekipin e tij në çfarëdo misioni,” tha Berisha në Politiko.
Ai kritikoi ashpër përpjekjet për ta paraqitur këtë raport si sukses personal politik, duke e cilësuar këtë qasje si tregues të varfërisë politike dhe institucionale.
“Shfrytëzimi i këtij raporti për t’u ri-ofruar si kandidate e preferuar për presidente tregon mungesë të rezultateve konkrete në ushtrimin e rolit kushtetues,” përfundoi Berisha./Gazeta 10
Deklarata e plotë: