Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Adem Salihaj: Nuk shoh një president tjetër që mund të rivalizojë suksesin e Vjosa Osmanit pas Rugovës

Gazeta10
05 February 2026 - 21:46

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka vlerësuar lart rolin dhe performancën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si figurën më të suksesshme pas presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta 10

Sipas Salihajt, Osmani ka treguar sukses të veçantë sidomos në sferën ndërkombëtare, ku çdo takim dhe vizitë e saj ka lënë një përshtypje shumë të mirë dhe ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë të denjë, duke mbrojtur interesat e vendit.

“Duke u bazuar në të gjitha zhvillimet e fundit, unë nuk shoh një figurë tjetër që mund të kishte qenë më e suksesshme se Vjosa Osmani,” tha Salihaj në Politiko, duke nënvizuar rëndësinë e performancës së saj në diplomacinë ndërkombëtare dhe përfaqësimin e vendit./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.