Duhet Lexuar

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Është një ngjarje historike

Gazeta10
24 Tetor 2022 - 14:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar vendimin që presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë publik dje, për organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, në Tiranë, raporton Gazeta10.

Sipas kryeministrit shqiptar, sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare.

“Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri evropian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës. Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj. Për vitin 2022 që po shkon drejt përfundimit, kjo ngjarje është qershia mbi tortë pas kulmit të bukur të Finales së UEFA Conference League shtëpinë e kuqezinjve.”

Ndërkaq ai ka thënë se ky vendim për qeverinë shqiptare është rezulati më i mirë i përpjekjeve për afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.