Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hargreaves: Britania e Madhe kërkon llogaridhënie të autorëve për sulmin në Banjskë, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë

Gazeta10
12 February 2026 - 21:15

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjska dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të përfshirë, përfshirë këtu edhe Radojçiqin, i cili ka deklaruar publikisht pjesëmarrjen e tij në ngjarje, shkruan Gazeta 10.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar diskuton rregullisht me qeverinë e Serbisë nevojën për të marrë masa konkrete ndaj përgjegjësve, ndërsa presin që premtimet e dhëna nga autoritetet serbe të realizohen.

Ai shtoi se, si ish-anëtar i BE-së, nuk flet në emër të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje i takon shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, ndërkohë që Britania e Madhe vazhdon të angazhohet për llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.