
Analistja politike, Pranvera Ejupi Hajzeraj, gjatë debatit në Politiko mbi postin e presidentit të Kosovës, deklaroi se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, nuk mund të sigurojë një mandat të dytë pa mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas saj, edhe gjatë zgjedhjes së parë, Kurti kishte rol vendimtar, pasi një pjesë e konsiderueshme e deputetëve nuk ishin dakord të votonin Osmani-n, por falë mbështetjes së Kurtit, ajo arriti të zgjidhej. “Edhe nëse bëhet herën e dytë, do të jetë me mbështetjen e Kurtit, sepse vota më e madhe në parlament i përket tij. Pa të, znj. Osmani nuk mund të zgjidhet presidente,” tha Ejupi Hajzeraj.