
Në ditën e pavarësiesë, i mbijetuari i masaktës se Suharekës Gramoz Berisha ka ndarë një rrëfim tronditës në Facebook, raporton Gazeta10.
Duke rikujtuar masakrën e Suharekës ku ai humbi 49 anëtarë të familjes së tij, ka treguar se muaj më parë në Shtutgart të Gjermënisë ka zbuluar se në trup ka ende plumbin nga masakra.
Në postimin emocional ai tregon se 27 vite më parë, bashkë me nënën Vjollca dhe kusherirën Shyhretën, arritën të kërcenin nga kamioni ku ishin hedhur bashkë me trupat e familjarëve.
Ishte i plagosur në krahun e majtë dhe, falë asaj plage, u shtir si i vdekur për të shpëtuar.
“Të tjerët shkuan me kamion. Kishte edhe të gjallë brenda”, rrëfen ai, duke kujtuar se mes viktimave ishin edhe motra Dafina, vëllai Driloni dhe babai Sedat.
Për vite me radhë ishte trajtuar për plagën, ndërsa mjekët i kishin thënë se plumbi nuk ndodhej më në trupin e tij.
Por, tre muaj më parë, pasi ndjeu dhimbje në krahun tjetër dhe kreu ekzaminime në Shtutgart, mjekët zbuluan se plumbi para dy vitesh kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin pa prekur organe vitale.
“Ein Wunder”, e cilësuan mjekët rastin.
“Paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta – që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundon ai.
Me këtë postim ai ka uruar 17 Shkurtin ditën e pavarësisë.
Ja postimi i plotë: