Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në ekranin gjigant në Times Square të Nju Jorkut shfaqet flamuri i Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë

Gazeta10
17 February 2026 - 10:35

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, evente të ndryshme janë organizuar si në Kosovë ashtu edhe në vende tjerë ku jetojnë shqiptarë.

Por ajo çfarë bie më shumë në sy është se sheshi i njohur i qytetit amerikan Nju Jork – Times Square ka ndezur ekranet gjigante ku shfaqet flamuri i Kosovës dhe një mesazh që uron pavarësinë.

Times Square konsiderohet si një prej shesheve më të njohura në botë, kurse flamuri i Kosovës u pa duke ‘valëvitur’ në ekranet gjigante që janë të vendosura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.