Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nuhi Bytyqi rrëfen përvojën e raportimit gjatë kohës së luftës: Ëndrra e të gjithë luftëtarëve ka qenë pavarësia

Gazeta10
17 February 2026 - 21:31

Gazetari i njohur, Nuhi Bytyqi, sonte në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në emisionin “Politiko”, rrëfeu për përvojat e tij si gazetar gjatë periudhës historike të shpalljes së pavarësisë.

“Kam qenë në Departamentin e Programit Dokumentar. Nga ekonomia, pas këshillave me birin tim, Arianitin, më tha: pse, babi, s’je ti në ekipin e lajmeve që po raportojnë për pavarësi? Kjo është ngjarje historike. I thashë: nuk jam në redaksi dhe nuk mund të imponohet. Ai tha: ti ke raportuar nga 2 korriku i vitit ’90 dhe shumë ngjarje tjera para luftës, e tash është një ngjarje e veçantë dhe do ishte mirë të raportosh,” rrëfeu Bytyqi.

Gazetari tregoi se shkoi dhe u konsultua me drejtorin Liridon Cahanin, i cili pranoi.

“Ishte më 16 shkurt kur ishin bërë listat dhe ishin dërguar akreditimet në Kuvend. Ishte një nder i veçantë që mu mundësua, dhe më 17 shkurt shkova në Kuvendin e Kosovës. Ishte një privilegj i veçantë, sepse kisha raportuar edhe për shumë beteja gjatë luftës çlirimtare dhe për sakrificat e dëshmorëve,” shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.