
Analisti Dardan Krasniqi në Politiko ka kritikuar ashpër Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin e saj për ta larguar fëmijën nga një institucion publik arsimor.
Sipas Krasniqit, një presidente që gëzon privilegje dhe pagë të lartë ka edhe përgjegjësi morale dhe institucionale për të garantuar rend, barazi dhe kushte të dinjitetshme në institucionet publike, në vend që të dërgojë një mesazh negativ përmes veprimeve personale.
“Një presidente që merr pagë të majme dhe që ka për detyrë ta garantojë rendin e barazinë në institucione, po jep shembullin më të keq. Ky veprim, në aspektin e PR-it politik, do t’i faturohet gjithë jetën. Cila është ajo presidente që e heq fëmijën e vet nga shkolla publike për shkak të mungesës së kushteve?” u shpreh Krasniqi.