
Murat Musliu ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas tij, nuk ka qenë asnjëherë e paanshme dhe nuk e ka përfaqësuar unitetin e qytetarëve.
Duke folur në emisionin Politiko, Musliu u shpreh se Osmani ka vepruar vazhdimisht në mënyrë të njëanshme dhe se nuk ka qenë “presidente e të gjithë shqiptarëve”.
“Sipas meje, Vjosa Osmani nuk ka qenë kurrë e paanshme – ka qenë gjithmonë e njëanshme. Ajo nuk ka qenë presidente e të gjithë shqiptarëve. Është thënë se për amerikanët ka qenë e pranueshme, por për amerikanët çdo kryetar i Kosovës është i pranueshëm,” deklaroi Musliu.