Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Djegia e flamurit serb, arrestohet një tifoz gjakovar

Gazeta10
26 October 2022 - 10:45

Vëllaznimi e mposhti Trepçën në vikendin që lam pas në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, mirëpo vëmendjen më të madhe në këtë takim e morën tifozët vendas.

Tifozët gjakovarë para takimit dogjën flamurin e Serbisë dhe për këtë arsyeje njëri nga ta është arrestuar.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë. Me 25.10.2022 lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën. 

Tifozi, identiteti i të cilit s’është bërë i ditur, u arrestua për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia i kishte nisur hetimet për këtë incident të hënën, një ditë pas ndeshjes në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Kujtojmë që tifozët e pranishëm kishin vërshëllyer edhe himnin e Kosovës duke e zëvendësuar atë me himnin e Shqipërisë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.