Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pal Shtufi: Nëse vazhdojnë seancat, Kurti nuk do ta mbështesë përsëri Vjosa Osmanin për presidente

Gazeta10
12 March 2026 - 21:41

Publicisti Pal Shtufi, në Politiko tha se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që seancat të vazhdojnë, situata politike mund të kthehet në “avazin e vjetër”, duke shtuar se, sipas bindjes së tij, kryeministri Albin Kurti nuk do ta zgjedhë sërish Vjosa Osmanin si  presidente.

Shtufi tha se mes Kurtit dhe Osmanit është një armiqësi e tmerrshme, për të cilën u befasua kur e kuptoi.

“Nëse Kushtetuesja e jep që të vazhdojnë seancat dhe vazhdon avazi i vjetër, unë kam bindjen se Kurti nuk e zgjedh prap Vjosa Osmanin presidente. Është një armiqësi,” tha Shtufi në Politiko.

Ai theksoi se situata mes dy figurave politike ka qenë e papritur për të, duke përshkruar raportin e tyre si shumë të tensionuar.

“Është një armiqësi e tmerrshme. 5 vite thua se janë vrarë mes veti dhe për një sekond ndodh diçka krejt tjetër. Për mua ka qenë befasi,” deklaroi Shtufi.

Sipas tij, ndryshimet e shpejta në raportet politike kanë ardhur edhe si rezultat i interesave personale politike.

“Ka qenë befasi, për shkak të interesit që e ka pas interes të vetin Albini,” shtoi ai.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.