
Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politko tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka arsye të frikësohet nga një presion i menjëhershëm për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
Muja thekson se situata politike në Serbi, e cila është në një vit zgjedhor, e bën pothuajse të pamundur një marrëveshje substanciale në këtë periudhë.
“Në fund të vitit në Serbi do të ketë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Në vitet zgjedhore zakonisht nuk ushtrohet presion ndaj strukturave politike atje për një marrëveshje substanciale me Kosovën,” tha Muja në Politiko.
Sipas tij, presidenti serb Vuçiq ndodhet nën presion të madh të brendshëm politik.
Muja përmendi protestat e vazhdueshme dhe pakënaqësitë e qytetarëve në Serbi, duke theksuar se legjitimiteti politik i Vuçiçit është lëkundur ndjeshëm.
“Në Serbi ka protesta tash e një vit e gjysmë dhe një pakënaqësi të madhe popullore. Studentët janë në greva dhe presioni i tij kryesor është brenda Serbisë. Në këtë situatë ai nuk do të lëshohej në marrëveshje ku do të duhej të bënte edhe lëshime,” ka deklaruar Muja.
Deklarata e plotë: