Lajme

Partia e Metës dhe Berishës kandidojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet lokale

Gazeta10
26 Tetor 2022 - 14:33

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është arritur marrëveshja që kandidatë të PL-së të përfshihen në primaret e përbashkëta me PD-në për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se e rëndësishme është që kandidatët të respektojnë njeri-tjetrin, shkruan A2 CNN, transmeton Gazeta10.

“Kemi kërkuar që procesi i primareve të realizohet sa më shpejt. Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD-në dhe me parti të tjera të opozitës. E rëndësishme është që kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin. Kushdo që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Tutje, Meta tha se çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak ku do të dëgjohen qytetarët.

“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë, por i kam propozuar një emër zotit Berisha për kryetar të Parlamentit të Tiranës, të cilin e priti me shumë kënaqësi. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak që do të dëgjojë qytetarët.”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.