
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu, ka treguar për regjistrimin e popullatës në vitin 2011, ku tha se janë bojkotuar nga shteti serb “me hilet e saj” duke bërë kështu diskriminim institucional, raporton Gazeta10.
“Ne dimë që në regjistrimin e vitit 2011 janë bojkotuar në atë kohë dhe si rezultat i atij bojkotimi Serbia me hilet e saj ka bërë një lloj diskriminimi institucional duke marrë për bazë statistikat.”, tha Salihu.
Tutje, Salihu dha të dhëna për regjistrimin e popullatës për vitin 2022 në komunën e Preshevës.
“Në komunën e Preshevës janë regjistruar gjithësej 56 mijë e 812 qytetarë, d.m.th vetëm në komunën e Preshevës po Bujanovcin. Kjo është një shifër tejet e knaqur duke e marrur parasysh ky proces përfundon me datën 31 tetor. Në komuna e Preshevës dihet se pjesa dërrmuese janë të komunitetit shqiptar./Gazeta10.