Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: Albulena Haxhiu merr postin e presidentit, procesi për zgjedhjen e tij i ngadaltë për shkak të mungesës së konsensusit

Gazeta10
01 April 2026 - 21:17

Profesori i shkencave politike Basri Muja, në Politiko ka komentuar situatën e krijuar pas përfundimit të mandatit të presidentit dhe pasimin e detyrës si ushtruese e detyrës, kryeparlamentares, Albulena Haxhiut.

Sipas tij, Haxhiu do të mbajë postin për disa ditë dhe nuk pritet që vendi të ketë shpejt një president të ri, pasi nuk duket se ndonjëra palë ka vullnet të madh për të emëruar dikë.

“Kurti i ftoi përfaqësuesit e opozitës në takim, ende pa vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kur u pyetën, tha se duhen debate të brendshme,” tha Muja, duke shtuar  se procesi për zgjedhjen e presidentit mund të zgjasë për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Ai vlerëson se situata aktuale reflekton një ngërç tjetër politik, ku vendimet e mëtejshme varen nga diskutimet e brendshme dhe gatishmëria e partive për të bashkëpunuar.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/ktpHWhxLMAo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.