
Bashkimi Europian ia ka ndarë një grant prej 75 milionë eurove Kosovës për tu përballur me krizën energjetike, raporton Gazeta10.
Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen, gjatë konferencës për media me presideten e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka njoftuar këtë lajm.
Der Leyen ka thënë se për shkak të procedurave ky grant mund të merret që nga janari.
“Tani për tani mund të keni nevojë për mbështetje të menjëhershme financiare, ne do të ju japim një grant prej 75 milionë eurove për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cenueshme, do t’i finalizojmë të gjitha procedurat deri në fund të vitit në mënyrë që ta merrni financimin që nga janari”,ka thënë Von der Leyen. / Gazeta10