
Ish basketbollisti, Bardh Krasniqi u prezantua si ardhje e bujshme në mesin e fushatës së zgjedhjeve lokale vitin e kaluar.
Prezantimi ishte bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa angazhimi i tij ditor ishte në kabinetin e kandidatit, tani kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Madje ai kishte garuar edhe për një vend në asamblenë e qytetit. Por nuk ka shkuar gjatë, dhe angazhimi i tij partiak është shpërblyer duke dal i pari në garën për kryeshef të ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”.
Në dokumentin e publikuar, Bardh Krasniqi ka marrë 37.00 pikë, duke dalur i pari në listën e kandidatëve, nga katër sa janë gjithësejt. Rekrutimi në këtë pozitë është bërë nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NPL “Sport Marketing” Shp.A. / Gazeta10.
