Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Serbia me këtë ka pranuar se është dobët për të ofruar siguri

Gazeta10
27 October 2022 - 19:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media nga pika kufitare në Merdare, ka folur rreth përvojës së tij të sotshme kur autoritetet serbe pikërisht pasi e kanë kaluar kufirin, ia kanë ndaluar hyrjen në Beograd për arsye sigurie, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se sot Serbia e dëshmoi se është e dobët për të ofruar siguri.

“Na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri, apo siguria ka qenë e cenuar që për neve është një sinjal që Serbia nuk është ende e gatshme të punojë drejtë normalizimit, është pak absurde që një konferencë për siguri, Serbia publikisht të pranojë që ka elemente kriminale që duan të cenojnë sigurinë dhe të pranojë se është e dobët për të ofruar siguri për pjesëmarrësit.”, tha Bislimi ndër të tjera./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.