Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Goncharenko: Ndajmë të njëjtën histori me Kosovën, andaj është e rëndësishme ta forcojmë bashkëpunimin

Gazeta10
27 October 2022 - 22:53

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, ka thënë se Kosova e Ukraina duhet të forcojnë bashkëpunimin mes vete për shkak të ngjashmërisë së historisë që ndajnë.

Goncharenko në Prime Time, ka thënë se këto dy vende gjithashtu duhet të punojnë për të parandaluar ndikimin rus në rajon, raporton Gazeta10.

“Kemi histori të përbashkët, fatkeqësisht, sepse ajo nëpër të cilën ju keni kaluar 20-25 vjet më përpara, Ukraina po e kalon në 8 vitet e fundit, dhe sidomos pas 24 shkurtit, prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, dhe gjithashtu duhet të punojmë për të parandaluar ndikimin e keq rus në këtë rajon, në Ballkan, sepse Rusia dëshiron të përdorë Ballkanin për të pasur më shumë kaos, më shumë gjakderdhje, prandaj ne duhet të punojmë që të mos lejojmë që kjo të ndodhë. Prandaj, jam këtu sot dhe mendoj se kjo është e rëndësishme.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.