Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, duhet kërkuar alternativa tjera për dalje nga kriza

Gazeta10
22 Prill 2026 - 21:09

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko tha se ende ekziston shpresa që të gjenden zgjidhje që do të mund të mos mbahen zgjedhje të reja, duke vënë në pikëpyetje nevojën për to në rrethanat aktuale politike.

Sipas Mujës, procesi zgjedhor nuk paraqet domosdoshmërisht një rrugëdalje nga situata.

“Shpresoj që ende ka hapësirë që vërtet të gjinden solucione që do t’i evitonin zgjedhjet. Nuk shoh ndonjë nevojë për zgjedhje sepse këto zgjedhje nuk janë zgjidhje”, tha Muja në Politiko.

Ai sugjeron se dialogu dhe alternativa të tjera politike mund të jenë më efektive për tejkalimin e krizave apo bllokadave institucionale, duke  shtuar  se zgjedhjet, në këtë kontekst  mund të mos prodhojnë rezultatet e pritura.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/IY-A0nReaE8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.