
Moderatori i emisionit “Adresa” dhe njëherit edhe drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti në fillim të emisionit foli për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te çështja e zgjedhjes së presidentit.
Ai bëri të ditur se sot gjatë ditës ka pasur diskutime dhe raportime lidhur me këtë proces, përfshirë edhe një takim mes kryeministrit Kurti dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jasharit.
“Sot ka pasur disa zhvillime rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ka pasur një raportim për një takim të kryeministrit Kurti me Bashkim Jasharin, komandantin e FSK-së,” ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, në këtë takim është diskutuar për çështje që lidhen me strategjinë dhe ndryshimet ligjore në FSK, por nuk është lënë anash as tema e presidentit.
“Aty u fol për strategji dhe ndryshimin e ligjit të FSK-së për disa çështje të riorganizimit, por natyrisht nuk është lënë pa u diskutuar edhe çështja e presidentit dhe potencialisht kandidatura e Bashkim Jasharit për president,” u shpreh ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/x15o6ISdizk