
Ipeshkvi i diocese Rashkë-Prizren, (Kishës Ortodokse Serbe) Teodosije, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyejë afatin për 10 muaj, raporton Gazeta10.
Teodosije ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbahet rekomandimeve dhe kërkesave të Perëndimit lidhur me këtë temë.
Më tej ai ka përmendur edhe deklarimin e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ku është kërkuar që të shmangen konfrontimet.
“Si ipeshkëv i Rashkës-Prizrenit (Kisha Ortodokse Serbe), shfrytëzoj rastin që së bashku me klerin tim t’u bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të pranojnë propozimin unanim të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të Quintit dhe këshillën e SHBA-së. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Escobar të shmangë çdo lloj konfrontimi për targat dhe që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet palëve kompetente me mbështetjen ndërkombëtare brenda 10 muajve të ardhshëm, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme në Bruksel apo modele të tjera për të cilat është rënë dakord në dialog”, thuhet në komunikatë. / Gazeta10