
Opinionisti Artan Aliaj, në Gazeta tha se e vlerëson pozitivisht kandidaturën e zonjës Rushiti, duke e cilësuar atë si një alternativë serioze për skenën politike në vend.
Sipas tij, megjithatë një kandidim më i hershëm do të kishte qenë më i favorshëm dhe do të rriste gjasat për një ndikim më të madh.
“Kandidatura e zonjës Rushiti është shumë më serioze, mendoj se është dashur të kandidohej më herët. Do të kishte qenë një zgjedhje e duhur, ashtu siç kam thënë edhe për zonjën Osmani, dhe kjo kandidaturë do të ishte një nder për vendin tonë,” tha Aliaj në Gazeta.
Ai ka rikujtuar se edhe më herët kishte vlerësuar pozitivisht figurën e Vjosa Osmanit, duke e krahasuar me profilin e kandidaturës aktuale, të cilën e konsideron të denjë për përfaqësim institucional.
Sipas Aliajt, figura të tilla përfaqësojnë një standard më të lartë në politikë dhe mund të kontribuojnë në forcimin e imazhit të vendit.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/f_bs75upQ_w