Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku: Seanca shou njëpartiak, Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Gazeta10
28 Prill 2026 - 19:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.

Ai u shpreh se këtë e konsiderojnë një “show njëpartiak”, që sipas tij, nuk i shërben interesave të vendit.

“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, u shpreh ai.

Abdixhiku konsideron se Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.