Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kadri Kryeziu: Presidenti mund të zgjidhej për një ditë nëse procesi do të ishte serioz

Gazeta10
28 Prill 2026 - 21:05

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në Politiko tha se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit duhet të adresojnë më qartë situatat politike që po krijohen në praktikë ditëve të fundit dhe që aktualisht nuk janë të rregulluara në mënyrë të mjaftueshme juridike.

Kryeziu tha se disa nga zhvillimet e fundit politike tregojnë mungesë të dispozitave të qarta kushtetuese për raste të caktuara, duke theksuar se këto situata janë më shumë politike sesa juridike, por që megjithatë kërkojnë trajtim institucional.

“Janë situata politike që kanë të drejtë të veprohet politikisht, por në aspektin juridik dhe kushtetues unë e kam kuptuar se kur i është thënë Vjosës të sigurojë 30 nënshkrime, kam menduar se atëherë do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme,” tha Kryeziu në Politiko.

Sipas Kryeziut, nëse proceset do të ishin më të qarta dhe më të rregulluara, institucionet do të vepronin më shpejt në situata të tilla.

“Ato situata pak dramatike, në momentet e fundit, kanë pasur 30 ditë kohë me Kushtetutë për ta zgjedhur presidentin. Po të kishte diçka serioze, presidenti do të ishte zgjedhur me kohë, për një ditë,” shtoi ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/5BOY7oCXFew

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.