Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kurti pati oferta për opozitën”, Basri Muja fajëson opozitën: E kanë nda mendjen për zgjedhje

Gazeta10
28 Prill 2026 - 21:15

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko komentoi zhvillimet e fundit politike dhe ofertat e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës, duke theksuar se ato kanë qenë të pranishme në vazhdimësi, por shpesh të kontestuara në kohë dhe përmbajtje.

Sipas Mujës, vendi po afrohet në “korniza kushtetuese kohore”, ndërsa në anën tjetër, ai e sheh ofertën politike si një element që ka qenë i përsëritur nga kryeministri Kurti.

Ai shton se, sipas vlerësimeve të disa komentatorëve politikë, koha e paraqitjes së kësaj oferte mund të ketë ndikuar në përceptimin e saj dhe në mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje më të favorshme.

“Kurti vazhdimisht ka pasur oferta për opozitën. Sigurisht që janë oferta që kanë pasur mundësi që të diskutohen. Po dëgjoj prej disa komentatorëve se kjo oferta me zonjën Rushiti do të ishte dashur të bëhej para një muaji, sepse do të ishte më mirë,” tha Muja në Politiko.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/aoT3y8h134E 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.