Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensione politike – Arben Ahmeti tregon për paralajmërime protestash nga opozita

Gazeta10
28 Prill 2026 - 22:56

Moderatori i emisionit “Adresa” dhe njëkohësisht drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti në fillim të emisionit ka bërë të ditur se brenda kampit opozitar po qarkullojnë paralajmërime për mobilizim të menjëhershëm qytetar, në varësi të zhvillimeve të sotme politike, pra për protesta gjithëpopullore.

Sipas Ahmetit, burime të mirëinformuara nga partitë opozitare, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë të ditur se janë të gatshme që nga sonte të thërrasin protesta gjithëpopullore, nëse procedohet me votimin e Feride Rushitit për presidente.

Sipas këtyre burimeve, përmes protestave synohet të kundërshtohet ajo që opozita e konsideron si “rrënim kushtetues të Kosovës” nga qeverisja e tanishme.

Në anën tjetër, nëse gjatë ditës së sotme nuk procedohet me votimin e zonjës Rushiti, procesi pritet të shtyhet për nesër. Edhe në këtë rast, partitë opozitare kërkojnë që të shpallet dekreti përkatës, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të pasojnë sërish protesta.

Këto zhvillime pritet të intensifikojnë tensionet politike në vend, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin vendimet institucionale në orët në vijim.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/08cjOJgoJAc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.