
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas miratimit të buxhetit 3.2 miliardë euro për vitin 2023 nga Qeveria e Kosovës.
Murati ka thënë se është bërë shumë punë, e ka pasë shumë përkushtim nga stafi i ministrisë, por edhe nga organizatat e tjera buxhetore për ta kompletuar këtë buxhet, transmeton Gazeta10.
Duke i falënderuar të gjithë, miqve të tij përmes rrjetit social Facebook, Ministri i Fincacave u ka uruar fundjave të këndshme./Gazeta10