Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mefail Bajqinovci: LDK-së i ofruam zv.kryeministrin e parë, katër ministri tjera dhe Kuvendin, por refuzuan qeverinë

Gazeta10
29 Prill 2026 - 20:53

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha se partia e tij i ka bërë ofertë të gjerë bashkëpunimi Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përfshirë poste të rëndësishme në ekzekutiv dhe institucione.

Sipas tij, Vetëvendosje e kishte ftuar LDK-në për bashkëqeverisje dhe i kishte ofruar postin e kryeministrit të parë, si dhe katër ministri në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se pjesë e marrëveshjes së propozuar ka qenë edhe posti i kryetarit të Kuvendit.

“LDK-së i kemi ofruar hise në qeveri, duke filluar nga kryeministri i parë dhe katër ministri. Po ashtu ka qenë edhe pjesa tjetër ku i është ofruar kryetari i Kuvendit, pasi ata kanë thënë se u intereson njëra prej institucioneve më të rëndësishme. Tri pozita shtetërore nuk mund t’i merrni, dhe njëra ka qenë kryetari i Kuvendit, nëse nuk e don hisen në Qeverinë e Kosovës,” tha Bajqinovci në Politiko.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/enG9VnC4tlo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.