Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama për testimin e unazës: E kuptoj frustrimin tuaj, ju falënderoj për durimin

Gazeta10
28 October 2022 - 19:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një deklarate iu është drejtuar qytetarëve në lidhje me procesin e testimit të unazës së brendshme në kryeqytet.

Ai ka thënë se e kupton frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi, teksa i falënderon për durimin që kanë treguar, transmeton Gazeta10.

“Gjatë ditës së sotme, ne kemi bërë identifikimin e fyteve të ngushtë dhe njëkohësisht kemi pranuar mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë. Të gjitha propozimet dhe shqetësime jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.