Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi sfidon Dardan Molliqajn: Me 6 deputetë nëse hyni në Kuvend, cila është ideja juaj?

Gazeta10
18 May 2026 - 22:32

Komentatori  politik Halil Matoshi, në Politiko komentoi qëndrimet e Partisë Socialdemokrate dhe ideologjinë e së majtës në Kosovë, duke kërkuar më shumë qartësi mbi politikat ekonomike që ato promovojnë.

Matoshi tha se nëse PSD do të hynte në Kuvend me një numër të vogël deputetësh, duhet të jetë e qartë se çfarë modeli qeverisës dhe ekonomik synon të ndjekë.

“Ju si Dardan si PSD dhe si eventualisht nëse hyni me 6 persona në Kuvend, cila është ideja juaj? Po më intereson ideja”, tha Matoshi kunddrejtë Molliqajt.

Ai kritikoi konceptin e barazisë sociale që shpesh lidhet me të majtën, duke e quajtur atë “fiktiv dhe të rrezikshëm”, dhe argumentoi se dallimet në punë dhe përkushtim nuk mund të trajtohen njësoj.

“Se e majta normalisht flet për një barazi që për mua është fiktive dhe e rrezikshme. Nëse dikush punon 24 orë e dikush fle 24 orë, si mund të jenë të barabartë?”, tha Matoshi në Politiko.

Ai shtoi se shteti nuk duhet të kufizojë zhvillimin ekonomik apo krijimin e pasurisë individuale, duke aluduar në politikat që, sipas tij, mund të dëmtojnë sipërmarrjen.

“Mos me lanë milioner në Kosovë, mos me lanë me u zhvillu vendi e me u bë pasuri në këtë vend… Albini kështu po thotë si i majtë”, u shpreh ai, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.

Deklaratat e plotë: https://youtu.be/ypv_YfDFevY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.