Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Der Leyen anulon vizitën në Mal të Zi, arsyeja shkaqet atmosferike

Gazeta10
29 October 2022 - 18:00

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka anuluar vizitën në Mal të Zi si shkak i kushteve atmosferike, raporton Gazeta10.

Në njoftimin nga Bashkimi Europian thuhet se për shkak të kushteve atmosferike kjo vizitë shtyhet për një datë tjetër.

Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Për këtë anulim ka reaguar edhe der Leyen duke thënë se mezi po pret që të shkojë në Mal të Zi.

Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Përndryshe, Ursula von der Leyen, ka vizituar paraprakisht edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ku tema kryesore në të dyja vendet ka qenë kriza energjetike. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.