
Pranvera Ejupi-Hajzeraj, në emisionin Politiko, ka komentuar zhvillimet brenda Lidhja Demokratike e Kosovës dhe përpjekjet e kryetarit Lumir Abdixhiku për ta konsoliduar partinë.
Ejupi-Hajzeraj tha se në shtetet perëndimore rrallë ndodh që politikanët të ndryshojnë partitë politike, ndërsa shtoi se situata politike në Kosovë është ndryshe.
Ajo komentoi edhe afrimin e figurave të ndryshme politike nga Abdixhiku, duke thënë se ky veprim tregon përpjekjen e tij për ta forcuar partinë.
“Kur bie partia në 13 për qind, ai po mundohet me mish e me shpirt me i afru të gjithë”, deklaroi ajo.
Sipas Ejupi-Hajzerajt, është më e lehtë të kritikosh sesa të punosh për ta rikthyer partinë në një pozitë më të mirë politike.
“Kollaj është me kritiku, vështirë është me punu edhe me e çu partinë përpara”, tha ajo.
Ajo shtoi se LDK-ja, si një nga partitë më të vjetra në Kosovë dhe rajon, meriton më shumë stabilitet dhe mbështetje politike.
“Lumir Abdixhiku nuk po e bën këtë proforma, por ka qejf me e pa LDK-në mirë”, deklaroi Ejupi-Hajzeraj.