Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Masakra e Qyshkut, dëshmitarja flet për Agim Çekun (VIDEO)

Gazeta10
29 October 2022 - 23:03

Në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal10 me Valentina Ahmetin, një nga dëshmitaret e masakrës së Qyshkut, Xhevahire Çeku, ka dhënë rrëfimin e saj për këtë ngjarje tragjike, raporton Gazeta10.

Xhevaire Çeku që është motra e Gjeneralit Agim Çeku ka thënë se pasojat si familje më së shumti i kanë marrë pasi kanë filluar bombardimet e NATO-së meqë atëherë emri i Agim Çeku doli haptas.

“Tortura e madhe u konë te na gjatë bombardimeve të NATO-së kur dul haptas emri i Agimit, se përderisa ishte me nofka dhe nën hije kishim torutra të vazhdueshme, por atëherë e dinim se na si familje është e palogjikshme me pshtu, se shefi i shtabit të përgjithshëm është vllau jonë, djali jonë, dhe gjithçka pritshim”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se babai i saj, i cili edhe u vra në këtë masakër, ka pasur kërkesa që të largohet nga vendi, mirëpo ai nuk ka pranuar.

“Disa herë kanë ardh miq dhe dashamir si të ushtrisë çlirimtare sikur familjarë për me e bind babën që duhet me e lëshu vendin, edhe një gjë e tillë nuk e ka pranu asnjëherë, unë këtu kam me dekë sepse nuk jam unë asi që iki”, ka shtuar ajo më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.