Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Politikani francez nuk ndal urrejtjen e tij ndaj Kosovës dhe historisë së saj, quan Qeverinë mafie shqiptare propagandiste

Gazeta10
30 October 2022 - 14:06

Politikani francez i të djathtës vazhdon duke mbrojtur gjenocidin e shkaktuar nga trupat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta10.

Ai quajti Qeverinë e Republikës së Kosovës rrjedh të “mafies shqiptare” dhe të islamizuar.

“Dëshmi shtesë se “qeveria” kosovare është vetëm një rrjedhje e mafies shqiptare dhe e shtetit të islamizuar”, tha politikani në Twitter.

Duke postuar fotografi të fëmijëve me veshje kombëtare shqiptare, ai vazhdoi dukë thënë se Qeveria po përdorë fëmijët për propagandë në mënyrë që flamuri shqiptar të valvisë në rrugët e Prizrenit.

“Ata përdorin drejtpërdrejt fëmijët për propagandën e tyre duke i bërë të valëvisin flamurin shqiptar në rrugët e Prizrenit.”, përfundoi Bay./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.