Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Lepostaviq-(FOTO)

Gazeta10
30 October 2022 - 14:16

Në fshatin Leshak – Komuna e Leposaviqit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe dukurive te tjera negative kanë organizuar një aksion të përbashket dhe me ketë rast është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme jo-alkoholike dhe alkoholike, raporton Gazeta10.

“93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë, 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike”, thuhet në njoftim.

 “Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave tëe përfshirë”, përfundon njoftimi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.