Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimit të Gazeta 10, nxiten reagime ndaj politikanit ekstremist francez

Gazeta10
30 October 2022 - 15:27

Deputeti i të djathtës ekstremiste franceze, Nicolas Bay, me vizitën e tij në Prizren, ka postuar një mori gjërash ofenduese për luftën e fundit në Kosovë, spastrimit etnik të bërë nga serbia si dhe duke e quajtur Kosovën “tokë e mbretërive serbe”, raporton Gazeta10.

Atilla Rexha, studiues i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ka reaguar duke i thëë Bay se pas dështimit në politikën franceze ku edhe vet partia e dëboi, tani është duke mbijetuar me kampanja të sponzorizuara nga serbët.

Dështove kaq keq në politikën franceze, madje edhe partia jote e ekstremit të djathtë të pezulloi si tradhtar.

Tani ju po mbijetoni përmes fushatave të urrejtjes të sponsorizuara nga Serbia dhe Rusia.”, tha Rexha.





Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.