
Poliklinika “Vitalab” ka hapur pikën e saj të re në këtë komunë që do të mundësojë qytetarëve të marrin të gjitha shërbimet mjekësore e cilësore në një vend, raporton Gazeta10.
Lavdim Zhdrella udhëheqës i këtij biznesi tregoi për punën disa mujore në sigurimin e paisjeve më të avancuara teknologjike stafin mjekësor dhe krijimin e hapsirave sa më komode.
“Projketi për ndërtimin e kësaj poliklinike ka filluar në janar të këtij viti dhe sot u përfundua dhe jemi të lumtur që i kemi zgjedh mjekët shumë të mirë të lamive të ndryshme”.
Rrezarta Bajrami pjesë e kësaj poliklinike tregon se qfarë shërbimesh do të ofrohen në këtë vend.
“Në këtë poliklinikë ofron shërbime komplete nga specialist të ndryshëm në të njëjtin vend do të bëhet edhe diagnostifikimi I sëmundjeve të ndryshme, ndërsa sa I përket laboratorit të biologjisë shërbimet janë të kompletuara”.
Hapja e këtij institucioni është pritur mire nga shumë pjesëmarrës ndër ta edhe kryetari i komunës së Podujevës./Gazeta10