
Shefi i zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, me një postim në Tëitter ka treguar se e mbështet iniciativën e komunitetit rom dhe përgëzon kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për shpalljen e gjuhës rome për përdorim zyrtar në Prizren, raporton Gazeta10.
“Përshëndes iniciativën e komunitetit rom dhe mbështetjen e kryetarit ShaqirTotaj dhe Mun. Kuvendi do të shpallë gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Prizren.”, tha Szunyog.
Ai tutje është shprehur se ky vendim dhe respektimi i të drejtave dhe integrimin e kuminiteteve në shoqëri, ndihmon për rrugën drejtë Bashkimin Europian.
“Respektimi i të drejtave dhe integrimi i mëtejshëm i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë po na çon përpara në rrugën 🇪🇺integruese.”/Gazeta10.