
Të paktën 13 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të MarineTraffic, ndërsa armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shembet pas sulmeve të reja në rajonin e Lindjes së Mesme.
Gjatë periudhës së armëpushimit, kur po zhvilloheshin negociatat mes ShBA-së dhe Iranit, trafiku detar kishte filluar të rritej gradualisht.
Megjithatë, këtë javë ai ka rënë ndjeshëm sërish, pas sulmeve ndaj disa anijeve tregtare, shkruan CNN,
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit shtatë anije kanë hyrë në Gjirin Persik – pesë anije mallrash dhe dy cisterna nafte.
Ndërkohë, gjashtë anije kanë dalë nga gjiri, përfshirë katër anije mallrash dhe dy cisterna.
Para shpërthimit të konfliktit, rreth 110 anije në ditë kalonin përmes kësaj rruge ujore strategjike, një nga më të rëndësishmet për tregtinë dhe furnizimin global me energji.