Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Gazeta10
10 July 2026 - 22:09

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze.

Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries, një zonë pranë qytetit Maubeuge, në veri të Francës, afër kufirit me Belgjikën. Sipas autoriteteve, adoleshentja ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni gjatë festimeve, kur ra nga automjeti dhe u shtyp prej tij. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Festimet nisën në qytete të ndryshme të Francës pas fitores 2-0 të “Les Bleus” ndaj Marokut në Boston, ku qindra tifozë dolën në rrugë për të festuar suksesin e kombëtares

Shoferi i kamionit është ndaluar nga autoritetet, ndërsa një tjetër adoleshent, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, është dërguar në spital pasi kishte pësuar gjendje shoku.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.