
Analisti politik Krenar Shala ka vlerësuar se një koalicion i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje mund të jetë alternativa më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Duke folur në emisionin Politiko, Shala tha se një bashkëpunim i tillë mund t’i ofrojë LDK-së perspektivën më të mirë politike, ndonëse nuk garanton domosdoshmërisht rikuperimin e saj.
“Unë mendoj që vetëm koalicioni me VV-në mund ta shpëtojë LDK-në. Ndoshta edhe nuk e shpëton, por është perspektiva më e mirë që mund ta shpëtojë”, deklaroi Shala.