Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti dhe Abdixhiku pa marrëveshje, paralajmërojnë mundësinë e zgjedhjeve të reja

Gazeta10
04 August 2026 - 22:58
Pamje nga arkiva
Pamje nga arkiva

Takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete.

Pas takimit, Kurti deklaroi se, nëse nuk arrihet një dakordim politik, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Në anën tjetër, Abdixhiku theksoi se LDK mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj dhe se zgjidhja kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai bëri të ditur se dialogu ndërmjet palëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, por shtoi se, në mungesë të një marrëveshjeje, zgjedhjet mbeten një mundësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.