Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nëse do Albin Kurti, Kosova do të ketë sërish zgjedhje” – Deliu

Gazeta10
18 August 2026 - 19:24

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për situatën politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, në emisionin “Gazeta” në Kanal10.

Deliu-Kodra tha se, sipas saj, Albin Kurti e ka në dorë nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjes së presidentit apo do të përballet me një proces të ri zgjedhor.

“Nëse do Albin Kurti, Kosova do të ketë sërish zgjedhje”, deklaroi Deliu-Kodra.

Ajo tha se nëse Kurti dëshiron, mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndërsa nëse nuk ka vullnet për këtë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nëse don Albini, e kem presidentin, nëse don Albini, shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ajo.

Sipas Deliu-Kodrës, ndikimi i Kurtit në këtë proces lidhet me mbështetjen që ai dhe partia e tij kanë marrë në zgjedhje.

“Ai e ka në dorë për shkak të votave që i ka marrë në zgjedhje”, tha Deliu-Kodra.

Deklaratat e saj u bënë në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ku ajo foli për zhvillimet politike dhe skenarët e mundshëm për tejkalimin e situatës aktuale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.