
Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend.
Duke komentuar situatën politike në “Adresa”, Matoshi është shprehur se, sipas tij, ata që e njohin Kurtin e dinë se ai “as nuk është tu u djersit për atë punë, as s’është tu u munu fare me ba president në këtë vend”.
Sipas tij, Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje.
Në të njëjtën linjë, ai ka kritikuar edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke pretenduar se Abdixhiku po i “blen kohë Kurtit” përmes vazhdimit të komunikimit dhe negociatave.