
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka shkruar në Facebook për takimin e Albin Kurtit me Lumir Abdixhikun.
Ai tha se Kurti ka kërkuar president me vlera, kontribute dhe merita.
Por, Zemaj thotë se një president i tillë nuk do e lejonte Albin Kurti i cili po e mban Kosovën pa institucione dhe me mospërputhje kushtetuese.
“Albin Kurti duke kërkuar një president me vlera, kontribute dhe merita!!!! Qysh po i bie kjo tash, derisa vendi po mbahet pa institucione funksionale dhe në mospërputhje me Kushtetutën. Një president i tillë, në fakt, nuk do ta lejonte një Albin të tillë. Mbetet të shihet, ndoshta “ndryshon”, ka shkruar ai në Facebook.